3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon seanca e sotme në rastin Thaçi dhe të tjerët, dëshmitari i tetë do të vazhdojë dëshminë edhe nesër

Ka përfunduar seanca e sotme në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Gjatë kësaj seance, ka vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i tetë (me kodin 04323), raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet ndaj këtij dëshmitari dhe më pas ka filluar marrjen në pyetje mbrojtja e Thaçit.Seanca ka qenë pothuajse e tëra në sesion privat dhe se pritet që ky dëshmitar të vazhdojë dëshminë e tij edhe ditën e nesërme.

Specialja pranon si provë dokumentin me listën e emrave të disa individëve që pretendohen se janë viktima në rastin e Thaçit dhe tjerëveTrupi gjykues, i udhëhequr nga gjykatësi Charles Smith, në seancën e të martës në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka pranuar si provë dokumentin e propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), me listë emrash të disa individëve që pretendohen se janë viktimë në këtë çështje gjyqësore.

Sipas gjykatësit Smith, ZPS-ja ka ofruar për pranim një dokument i cili përmban një listë emrash të individëve të identifikuar si ‘‘bashkëpunëtorë nga rajoni i Podujevës’’.

Pranimin e këtij dokumenti, e ka kundërshtuar mbrojtja me arsyetimin se nuk ka themelësi, por që trupi gjykues ka vendosur që të njëjtin ta pranojë si provë materiale.

“Dokumenti i propozuar është relevant dhe i qartë lidhur me arsyet që çuan në ndalimin e individëve të caktuar të renditur në dokumentin në fjalë, e që pretendohet që të jetë viktima të krimeve në çështjen gjyqësore në fjalë”, tha gjykatësi Smith.Sipas tij, trupi gjykues është i bindur se dokumenti është ‘prima facie’ autentik dhe provues.

“Duket që është faqja e parë e një dokumenti të policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut të sekuestruar nga selia e SHIK-ut”, tha më tej gjykatësi.Po ashtu, gjykatësi Smith tha se trupi gjykues vëren se ai ka dëgjuar prova që kanë të bëjnë me 4 persona që renditen në listën e dokumentit në fjalë që mbështet në një farë mënyre përmbajtjen dhe besueshmërinë e këtij dokumenti.

“Nuk ka indikacion për vlerën provuese të këtij dokumenti dhe që kjo vlerë provuese zhbën gjykimin ndaj mbrojtjes që do të ishte në gjendje që të mund të lindte në diskutim mospranimin e këtij dokumenti”, tha në vazhdim ai.Si rezultat, ai tha se trupi gjykues është i bindur që kërkesat e rregullës 188, paragrafi 1 janë përmbushur, andaj edhe është pranuar ky dokument si provë materiale.

Ndryshe, para një pushimi të shkurtë, ZPS ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarin të tetë (me kodin 04323) dhe se seanca po vazhdon me marrjen në pyetje të të njëjtin nga mbrojtja e Thaçit, konkretisht nga avokati Gregory Kehoe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img