1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon seanca e parë e Speciales, Salih Mustafa nuk deklarohet rreth fajësisë

E plotësuar:  Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-shefit i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa.

Në këtë seancë Mustafës i është lexuar aktakuza e cila është konfirmuar me 12 qershor 2020 nga Prokurori i Dhomave të Specializuara.

Sipas aktakuzës Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte përfshirë këtu ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, dhe vrasje të paligjshme, të kryera në fshatin Zllash në periudhën 1-19 prill 1999.

Mustafa nuk pranoj të deklarohet për fajësinë, pasi u pyet nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Ai tha se dëshiron të konsultohet me avokatin e tij. /Telegrafi/

—–

Mustafa nuk deklarohet rreth akuzave ndaj tij

E plotësuar: Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa pas leximit të aktakuzës nga gjykatësi, nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.

I pyetur se  a dëshiron të deklarohet, Mustafa ka thënë se jo.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin tim”, ka thënë shkurt Mustafa.

Në këtë seancë, Mustafës iu është deklaruar se për fajësinë mund të deklarohet në seancën e sotme, apo të vendos që këtë ta bëjë brenda 30 ditësh.

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni jofajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, kanë thënë nga Specialja. /Telegrafi/

——

Nis seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali, është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo është paraqitja e tij parë prej se u arrestua më 24 shtator të këtij viti dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

“Më 12 qershor 2020 si gjykatës i procedurës paraprake konfirmova aktakuzën e paraqitur nga prokurori specializuar ndaj të akuzuarit. I akuzuari akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme”, ka thënë gjykatësi.

Sipas aktakuzës Mustafa si epror i njësitit BIA, kishte kryer veprat e mësipërme të paktën ndaj 6 individëve ne mes 1 dhe 19 prillit 1999.

Kjo është paraqitja e tij parë prej se u arrestua më 24 shtator të këtij viti dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Javën që shkoi, Mustafa u arrestua në Kosovë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletëarrestimi të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img