Site icon PrishtinaPress

Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit për vendimmarrje.

Legjislativi s’pati deputetë të mjaftueshëm për të hedhur në votim Projektligjin për kodin doganor dhe të akcizës, andaj kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Megjithatë, gjatë seancës së sotme Kuvendi miratoi në shqyrtim të parë Projektligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Projektligjin për falimentimin.

Exit mobile version