Site icon PrishtinaPress

Përfundon remonti vjetor, KEK njofton se njësia B-1 është kthyer në operim

Ka përfunduar me sukses remonti i rregullt vjetor i njësisë B-1 e Termocentralit Kosova B, dhe e njëjta është kthyer në operim.

Kështu ka bërë të ditur Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, me datë: 18.08.2024, pas përfundimit të testimeve të rregullta para startimit, njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal, gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin. Pra falë angazhimit dhe vullnetit të gjithë stafit të TCB-së, rezulton që në këtë njësi kanë përfunduar me sukses të gjitha punimet të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë”, thuhet në njoftim.

“Për më shumë, në njësinë B1 të TC Kosova B, me dt: 15.07.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik, kishin filluar punimet për realizimin e remontit të rregullt vjetor (35 ditore) dhe ditë më parë gjatë inspektimit të punimeve nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bekir Gërguri, menaxhmenti i TC Kosova B, kishte njoftuar se të gjitha punët janë duke u realizuar sipas dinamikës dhe ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara”.

Exit mobile version