Përfundon protesta “test” e Vetëvendosjes, kërkuan zgjedhje

55
Advertisement

E plotësuar: Ka përfunduar protesta test e Lëvizjes Vetëvendosje në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Advertisement

Protesta filloi me shpalosjen e banerit me moton” Duam Zgjedhje”.

Test-protesta u organizua në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga ballkoni i Qeverisë ka përshëndetur të gjithë ata që po marrin pjesë në test-protestën që po organizohet nga partia që ai drejton.

Ky veprim i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit.

Protesta “test” e Vetëvendosjes, kërkojnë zgjedhje

E plotësuar: Qindra protestues po qëndrojnë në shesh dhe strehët përreth, ku po kërkojnë zgjedhje të reja.

Po ashtu kjo ‘test’ proteste, është organizuar si shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Qytetarët, kanë brohoritur dhe thirrur emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ky tubim që është quajtur “test protesta numër 2” është thirrur nga Vetëvendosje.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për “provën e dytë për protestë”, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është thirrur të nis në orën 17:00.

Pas provës së parë javë më parë Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë me provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet e Prishtinës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, mëngjesin e së enjtes ka konfirmuar për Telegrafin se sot në provë planifikojnë të jenë nga 3 mijë e 500 persona deri në 5 mijë.

Kujtojmë se në provën e parë të protestës, më 12 maj ishin përafërsisht 500 persona, të cilët ishin më maska, dorëza dhe mbanin distancë sociale.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës do ta lejojë Lëvizjen Vetëvendosje që sot të mbajë provën e dytë të përgatitjes për protestë.

Këtë e kanë bërë të ditur për Telegrafin zyra e medieve në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës