0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon projekti “Punësimi përmes Programit të BE-së, Kosova e Bukur”

Sot do të mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit “Punësimi përmes Programit të BE-së, Kosova e Bukur”.
Në një njoftim për media, thuhet se programi i BE-së, “Kosova e Bukur”, ka pasur për qëllim sigurimin e mundësive për punësim dhe trajnim profesional për të papunët, veçanërisht për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.
“KB e BE ka arritur me sukses qëllimin e saj të “bukuridhënies” duke përmirësuar infrastrukturën publike, përfshirë ndërtesat (arsimore, kulturore, turistike), hapësirat me gjelbërim, vendet e trashëgimisë kulturore dhe turistike, objektet e sportit dhe të rinjve. Që nga viti 2011, në kuadër të programit të BE-së Kosova e Bukur, janë zbatuar gjithsej 75 projekte. Janë shpenzuar gjithsej 8.3 milionë euro, prej të cilave 7.3 milion euro ishin grant i BE-së dhe 946,842.89 euro kontributi komunal”, thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të këtyre 75 projekteve, janë krijuar gjithsej 3,815 vende pune brenda periudhës 5 vjeçare (2011-2016), në të cilat 74% (2,828) ishin persona të papunë për një kohë të gjatë, të regjistruar në qendrat për punësim në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në 2 vitet e fundit, Programi i BE-së Kosova e Bukur, (faza 2) ka zbatuar 29 projekte në 25 komuna në vlerë rreth 4.5 milionë euro (prej të cilave 3,851,000 euro ose 86.5% ishin grant i BE-së dhe 597,500 euro ose 13.5% kontribut i komunës).
Gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 1,437 persona të papunë për një kohë të gjatë.
Ngjarja mbahet sot, duke filluar nga ora 11:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës. /PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img