Në kuadër të programit “Edukim për Siguri” në kazermën “Newborn” në Gjilan dhe kazermën në Gjakovë, janë zhvilluar ligjëratat dhe është realizuar pjesa praktike me nxënësit e klasëve të 11-ta.
Ministria e Mbrojtjes njofton se me përfundimin e këtij programi intensiv nxënësit kanë fituar shkathësitë e nevojshme sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, “njohuri që do u shërbejnë gjatë gjithë jetës”.