Site icon PrishtinaPress

Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet lokale të Turqisë

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë Turqinë për zgjedhjet lokale të vendit.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 me orën lokale dhe u mbyllën në orën 17:00 në pjesën më të madhe të vendit.

Për shkak të kushteve sezonale dhe ndryshimit të orës, YSK ka zhvendosur orët e votimit një orë përpara në 32 provincat lindore.

Në ato provinca lindore, procesi i votimit filloi nga ora 07:00 e mëngjesit me orën lokale deri në orën 16:00, shkruan TRT.

Exit mobile version