-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Man Cityt dhe Interit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve në mes të Manchester Cityt dhe Interit.

Finalja që nisi në ora 21:00, solli një lojë të kujdesshme nga të dyja anët, por Nerazzurët kishin një start befasues, pasi dilnin më shpesh përpara.

Rasti i parë serioz ishte në minutën e 27-të, kur Erling Haaland ishte afër të shënonte, mirëpo Andre Onan bëri një pritje fantastike.

Më pas, Manchester Cityt pësoi një moment shokues, kur u detyruan të bënin zëvendësim të detyrueshëm, pasi Kevin de Bruyne u detyrua të lëshonte fushën.

Belgu pësoi një zgjatje të muskulit, ndërsa në vend të tij u fut Phil Foden (36’).

Interi ia doli të mbahej mirë, përkundër një dominimi të lehtë nga skuadra angleze, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte pa gola.

Me gjasë në 45 minutat e dytë do të ketë gola, duke parë intensitetin e lartë të lojës që zhvilluan dy ekipet.

Por, padyshim se Man City dhe Interi do të duan të shmangin kohën shtesë, aq më pak edhe penalltitë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img