Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Bate Borisov, e vlefshme për fazën e play-offit të Conference League.
Në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, 45 minutat e para përfunduan me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
ishte skuadra bjelloruse e cila kaloi e para në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e 10-të.
Kampioni i Kosovës nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin pas 20 minutave.
Ishte qëndërmbrojtësi Bajram Jashanica i cili shënoi për 1-1.