Ka përfunduar pa incidente dhe e qetë protesta e serbëve në Rudar të Zveçanit.
Pjesëmarrësve aty iu drejtua Predrag Pantiq, djali i policit të arrestuar Dejan Pantiq, duke thënë se babai i tij u arrestua vetëm pse është serb dhe se dalja në barrikada është opsioni i fundit me shpresën për të ndalur, sipas tij, dëbimin politik të serbëve në këtë zonë.
Gjatë kësaj proteste, në mesin e pankartave të shumta, serbët kanë shpalosur edhe një flamur të madh me ngjyrat e shtetit të Serbisë./Prishtinapress/