Site icon PrishtinaPress

Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë, PS e Ramës fiton bindshëm

Edison Memolla i Partisë Socialiste ka fituar sërish zgjedhjet në Rrogozhinë të Shqipërisë.

Numërimi në 54 qendrat e votimit ka përfunduar dhe sipas rezultateve prin Edison Memolla i PS me 1500 vota diferencë.

Edison Memolla PS ka 6531 vota (55.93%)

Shkëlqim Hoxha BF 6531 vota (44.06)

Votimi i të dielës u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ndërsa mbarëvajtja e procesit ishte e qetë, pa incidente.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos të ripërsëriteshin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm.

Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100. Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk u lejuan të votojnë dje për shkak të afateve kohore.

Exit mobile version