Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.
Boksieri shqiptar shënoi fitore sonte britanikut Chris Jenkins.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Pastaj gjyqtari e ndëpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.
Për 29-vjeçarin ishte kjo fitorja e 11-të nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim.