0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Leposaviqit

Ka përfunduar në orën 13:00 mbledhja e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e kryetarit shqiptar të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Siç raporton Kosovo Online, njëri nga iniciatorët e nismës, Veselin Radoviq, ka thënë se numri i nënshkrimeve ka tejkaluar 20 për qind të nevojshme të votuesve të regjistuar në komunë.

“Sapo po e përfundojmë nënshkrimin e peticionit, kemi një numër të mjaftueshëm dhe pres që të ketë më shumë nënshkrime, prandaj shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj qytetarët e Leposaviqit për përgjigjen e tyre”, ka thënë Radoviq.

Ai ka theksuar se numri i saktë i nënshkrimeve do të dihet të hënën, si dhe se gjithçka ka shkuar mirë.

“Deri të hënën do t’i kemi të gjitha rezultatet e sakta dhe do ta përfundojmë peticionin. Nuk ka pasur teprime apo parregullsi, kështu që gjithçka ka shkuar mirë”, ka shtuar më tej.

Sipas të dhënave të KQZ-së që u ka ofruar nismëtarëve të peticionit, në listën zgjedhore të komunës së Leposaviqit janë të regjistruar 13.441 votues dhe për të nisur peticioni është e nevojshme që 20 për qind, ose 2.689 votues ta firmosin atë.

Qytetarët në Leposaviq kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve më 17 janar në rrafshnaltën para ndërtesës së komunës së Leposaviqit, ndërsa për shkak të motit të ftohtë është ngritur edhe tenda.

Mbledhja e nënshkrimeve ka përfunduar edhe në Mitrovicën e Veriut, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok ende po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img