Mustafa ka thënë se pret që deputetët kundërshtues të demarkacionit brenda partisë së tij, ta respektojnë vendimin e LDK-së këtë çështje, raporton lajmi.net.
Ai nuk ka dhënë datë se kur do të procedohet demarkacioni në Kuvend, duke shtuar se kjo do të bëhet pas konsultimeve me PDK-në dhe Listën Serbe.
Kurse sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar pasi janë afatet ligjore dhe kushtetuese.