Site icon PrishtinaPress

Përfundon lidhja ndërmjet Bleros dhe Afronës?

Blero Muharremi dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund lidhjes së tyre –raporton Prive.
Jo shumë kohë më parë u përfolën për një krisje eventuale në relacionin e tyre të cilën e mohuan, ndërsa dyshimet e reja thuhet të kenë lindur të shtunën kur Afrona zbarkoi në Prishtinë nga Zvicra dhe bashkë nuk u pa për asnjë çast me këngëtarin.
Një postim i modeles në rrjetet sociale përforcoi akoma më shumë dyshimet për ndarjen e tyre.

Bukuroshja, sipas verifikimeve të Prive.al, tashmë nuk e ndjek më Bleron as në Instagram teksa vlen të ceket se nga profili i Afronës janë fshirë fotografitë me këngëtarin nga pushimet në Santorini. Derisa Blero akoma e mban bukuroshen në profilin e tij.

Exit mobile version