Site icon PrishtinaPress

Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për Gjeneratën 01-2024 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky kurs ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria e SHBA-së.

Bëhet e ditur se ai ka për qëllim të përgatis nënoficerët e lartë të FSK së, në detyra shtabore për planifikimin dhe realizimin operacioneve me sukses, transmeton Klankosova.tv.

“KDS në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të doktrinës është hera e parë që ka filluar realizimin e këtij kursi të karrierës për nënoficerët e lartë”, bën të ditur FSK-ja.

Exit mobile version