Site icon PrishtinaPress

Përfundon Komisioni për Stabilizim Asociim, dy kryesuesit në një foto, në mars të 2023 takimi i radhës

Ka përfunduar pas dy ditësh Komisioni i Përbashkët parlamentar për Stabilizim Asociim në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian. Dy kryesuesit e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila dhe eurodeputeti Romeo Franz kanë përshëndetur këtë mbledhje të dy grupeve duke e vlerësuar si të suksesshmë. Kusari-Lila ka njoftuar se takimi i radhës së Komisionit të përbashkët parlamentar do të mbahet në muajin Mars 2023 në Strasbourg.

“Bashkë me eurodeputetin Romeo Franz me të cilin bashkë kryesojmë Komisionin e përbashkët parlamentar për Stabilizim Asociim në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Komisioni i përbashkët për Stabilizim Asociim është formuar në vitin 2016 dhe deri në vitin 2021, ka mbajtuar gjashtë takime të përbashkëta.
Ndërsa që nga konstituimi i legjislaturës aktuale, në Mars të vitit të kaluar, ne kemi mbajtur dhe përmbyllur suksesshëm tri takime.
Gjatë legjislaturës së tetë, Komisioni është takuar në Nëntor të vitit 2021 në Prishtinë, në Mars të vitit 2022 në Strasbourg dhe takimi i fundit, 3-4 Nëntor 2022 në Prishtinë.
Të tri takimet e fundit kanë qenë suksesshëm të përmbyllura me rekomandimet e përbashkëta të miratuara nga dy delegacionet.

Edhe në këtë takim, sikur disa tjera më parë u ritheksua vonesa e paarsyeshme e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërsa kësaj radhe qartazi u potencua se problemi nuk qëndron tek institucionet e BE-së, por tek shtetet individuale të cilat kanë zgjatur procesin pa arsye të qëndrueshme.

Gjatë këtij takimi u përshëndet progresi i Republikës së Kosovës në shumë fusha, përfshirë rendin e ligjin, transparencën dhe llogaridhënien, përzgjedhjen transparente të anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe pavarësinë e plotë të transmetuesit publik.

Takimi i radhës së Komisionit të përbashkët parlamentar do të mbahet në muajin Mars 2023 në Strasbourg” shkruan Kusari-Lila në njoftim./

Exit mobile version