Kadetët e përzgjedhur në gjeneratën në këtij viti kanë përfunduar javën më të vështirë, java sfiduese që përfundoi njihet si java zero.
Të rinjtë i pret një shkollim katërvjeçar në mënyrë që të arrijnë të bëhen oficerë të FSK-së, diplomimi i kësaj gjenerate do të bëhet në vitin 2027.
“Ndonjëherë njerëzit testohen jo për të treguar dobësitë, por për të zbuluar pikat e tyre të forta. Kësaj radhe Klasa 2027 zbuloi para nesh se motivi, këmbëngulja dhe sfidimi i limiteve janë çelësi kryesor i arritjes së qëllimeve në jetë”, shkruhet në njoftimin e qendrës për studime universitare në FSK.
Ndryshe numri i ushtarëve dhe oficerëve viteve të fundit është rritur, dhe ky numër po synohet të rritet edhe më shumë.