-3.6 C
Pristina
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

spot_img

Përfundon e qetë protesta e serbeve në Zveçan

Ka përfunduar protesta  e serbeve lokal në komunën e Zveçanit. Serbet e kësaj komune, ndonëse me numër më të vogël se dje, kanë protestuar para komunës që në orët e hershme të mëngjesit, kundër  kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave në veri.

Por për dallim nga një ditë më parë,  ku situata ka qenë e tensionuar dhe protestuesit kanë qenë të dhunshëm duke i sulmuar dhe pjesëtarët e KFOR-it,  sot protesta atje është zhvilluar e qetë.

Ndryshe ish-kryetari i KK të Zveçanit Sergjan Milosavleviq i cili u bëri sot thirrje protestuesve në Zveçan që të shpërndahen të qetë në orën 16:00, i ftoi ata që nesër në orën 7:00 të dalin të protestojnë sërish në të njëjtin vend, por në numër  dhe më të madh se sa sot, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img