2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të dytë në rastin e Salih Mustafës në Hagë, më 4 tetor paraqitet dëshmitari i tretë

Dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Salih Mustafës ka thënë gjatë se periudhës së luftës ka njohur edhe një person tjetër me emrin Salih, përveç Salih Mustafës, por mbiemrin e tij ka theksuar se nuk e mban mend. Sipas tij, të dy ishin pjesë e Brigadës 153.

Dëshmia e tij është dëgjuar edhe sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ai i është i përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës e më pastaj edhe pyetjeve nga trupi gjykues dhe pyetjeve plotësuese të prokurorit.

Dëshmitari, duke iu përgjigjur avokatit Julius Von Bone, ka thënë se gjatë luftës ka njohur dy persona me emrin Salih.

Avokati Von Bone: A e di që ka ndonjë person në atë brigadë me emrin Salih?

Dëshmitari: Kanë qenë dy Salih…njërit Salih, mbiemrin nuk ia di.

Avokati Von Bone: Ky personi tjetër ku ishte i vendosur ?

Dëshmitari: Ka mundur me qenë herë në bazë, herë në pika të caktuara, herë në bazë të skifterëve, herë të baza e Karadakut, herë në Llap, ka pasur lëvizje.

Avokati Von Bone: Ky Salihu, çfarë detyre i kishin ngarkuar këtij, nëse e di. E ke takuar personalisht ti këtë?

Dëshmitari: E kam takuar kur kemi ndejt.

Avokati Von Bone: Për çfarë ke diskutuar me të, profesionale apo lidhur me pozicionet tuaja

Dëshmitari: Në mënyrë të thjeshtë, jo diçka, në kuptimin ushtarak jo nuk kam diskutuar asgjë me të.

Avokati Von Bone: E di cilin ka pasur epror ai?

Dëshmitari: Ma merr mendja që eprorët i ka pasur të Brigadës 153, ashtu mendoj që ashtu ka qenë, tash nuk e di.

Avokati Von Bone: Nëse takoheshe me të, ku takoheshe mund të na thuash në ç’vend

Dëshmitari: Kam lëvizë, ai ka lëvizë, jam takuar ndonjë odë, konak, ku kemi qenë me qytetarë, jemi takuar e kam parë, e di që ka qenë, e kam njohur si figurë që ka qenë aty.

Avokati i Salih Mustafës, Julios Von Bone e ka pyetur dëshmitarin W04600 nëse në policinë ushtarake ka qenë ndonjë person me mbiemrin Metolli, por ai ka thënë se nuk i kujtohet diçka e tillë.

Avokati Von Bone: A të kujtohet nëse ka pasur ndonjë punonjës të policisë ushtarake me mjekër?

Dëshmitari: Jo nuk më kujtohet.

Avokati Von Bone: A e njeh një person me emrin Culla

Dëshmitari: Culla, po.

Avokati Von Bone: Kush ishte?

Dëshmitari: Pseudonimin e ka pasur Culla

Avokati Von Bone: Po emrin e vërtetë si e kishte?

Dëshmitari: Enver Krasniqi

Avokati Von Bone: Çfarë pozite mbante, nga e njeh, nga ke dëgjuar për të?

Dëshmitari: E njoh prej kur ka ardhur si ushtar në brigadë në Zllashë atje e njoh, përpara nuk e kam njohur.

Avokati Von Bone: Si ushtar ku ishte i vendosur ai?

Dëshmitari: Ka qenë në brigadë 153, në Zllashë.

Tutje, avokati Von Bone ka pyetur dëshmitarin për Rrahman Dinin dhe raportet që i ka pasur me të, për çka dëshmitari ka thënë se Dini ishte shef i brigadës.

“Kemi biseduar për mënyrën e organizimit, jetën private të njerëzve tonë, familjeve tona, dhe kemi mundur me bisedu në mënyrë shoqërore, kemi ndejt, nuk është e thënë që ne kemi ndejt gjithmonë në front duke e pritur armikun, pro kemi ndejt edhe në mënyrë të lirë, kemi biseduar edhe jashtë kompetencave ushtarake, kemi ndejt nëpër oda, nëpër familje, në atë aspekt po them që kam ndejt më shumë me të”, ka thënë dëshmitari.

Ndërsa ka shtuar se me Rrahman Dinin nuk ka biseduar rreth çështjeve të sigurisë.

“Kur ka qenë nevoja kam diskutuar me Rrahman Dinin, me Fatmir Sopin, Sejdi Veseli, me çdo epror kur kam diskutuar kur ka qenë e nevojshme, kur nuk ka qenë e nevojshme nuk kam pasur nevojë me diskutua, kështu që nuk kam diskutuar se nuk kam pasur arsye për çka me diskutu me të”, ka thënë dëshmitari.

Pas pyetjeve të rregullta, avokati mbrojtës ka pasur pyetje plotësuese për dëshmitarin por seanca është zhvilluar e mbyllur.

Gjithashtu pyetjet e trupit gjykues kanë qenë në seancë private.

Ndërsa pyetje shtesë ka pasur edhe prokurori.

“Sot gjatë pyetjeve të avokatit mbrojtës ti the se i ke njohur sy Salih në atë kohë, njëri ka qenë Salih Mustafa dhe i dyti mbiemrin e të cilit nuk e mban mend. Këtë Salihun e dytë e ke parë në atë zonë, në atë kohë gjithashtu… Me sa e di ti, ky Salihu tjetër a ka qenë anëtar i njësisë së skifterëve”, ka pyetur prokurori.

Në seancën në të cilën është dëgjuar dëshmitari i dytë i mbrojtur, i akuzuari Salih Mustafa ka marrë pjesë përmes video-lidhjes.

Dëshmitari W04600 ka dëshmuar për tre ditë në Dhomat e Specializuara në Hagë, nën masa mbrojtëse të sigurisë ku identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W01678 do të dëgjohet më 4 tetor 2021.

Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, deri tani janë dëgjuar dy prej tyre.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /kp/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img