1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon botërori i xhudos për xhudistët kosovarë, këto janë sukseset e arritura

Xhudistët kosovarë e kanë përfunduar aventurën e tyre në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 52 kilogramë, kurse Loriana Kuka u ndal në luftën e dytë.

I lumtur me paraqitjet e xhudistëve është në këtë kampionat është shprehur trajneri Driton Kuka, edhe pse ka thënë se mund të bëhej edhe më mirë.

Për Loriana Kuka, trajneri ka thënë se ende nuk është në formën e saj më të mirë për shkak të lëndimit.

“Loriana shënoi një fitore dhe mandej pësoj humbje dhe realisht forma e saj ka ngritje por ende është në 70 % i formës si shkak i lëndimit në fillim të vitit por shpejt besoj do vij në nivelin e saj. Por normalisht me përkushtim në stërvitje e me qëllim e dedikim më të madh drejt Olimpiadës.”, ka shkruar Kukan ë “Facebook”

Më pas ai ka folur edhe për Laura Fazliun dhe paraqitjet e xhidistëve të tjerë.

“Laura Fazliu 63 kg sivjet arriti titullin e nënkampiones evropiane dhe prej asaj gare si duket vetëkënaqësia e medaljes nuk po e lë të koncentrohet në gara tjera. Ana e saj taktike shumë e pa definuar dhe pothuajse shumë pak punon në këtë drejtim. Kjo tregon që duhet ndërruar qasjen urgjent. Humbi me një diskualifikim të çuditshëm por me garuese të atij niveli nuk duhet lejuar të ndodhin aksione me rrezik:.

“Flaka Loxha 57 kg performoi jo mirë dhe realisht niveli i saj për një botëror ende nuk ka arritur ku duhet. Anën fizike e ka të mirë por i mungojnë gjuajtjet në këtë nivel. Problem që e potencojmë çdo stërvitje në sparing në klub por ende nuk ka ecje para.:, ka shkruar Kukan ë fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img