Ka përfunduar bastisja e shtëpisë së kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi në fshatin Negroc.
Bastisja kishte nisur dy orë më parë, pas arrestimit të Krasniqit nga Gjykata Speciale.
Rreth kësaj ngjarje ka folur vëllai i tij, Daut Krasniqi.
Krasniqi thotë se në fillim policët nuk janë sjellë mirë me familjarët dhe se të njëjtit vazhdojnë të jenë të shqetësuar.
“Familjarët janë shumë të shqetësuar nga rasti i sotëm që ndodhi në shtëpinë e tyre, policët në fillim janë sjellë shumë keq e dikur më vonë janë sjellë mirë”.
“Këta për të mirë nuk kanë ardhur, Jakupi më 1981 e ka pranuar burgun prej Serbisë. Nuk ka pas nevojë të vinin kështu sepse nuk do të ikte, do mjaftonte ta thirrnin në telefon”.
Krasniqi tregon se nga familja u morën disa dokumente, ku sipas tij janë marrë edhe dokumente pavlerë.
“Dokumente kanë marrë çfarë kanë gjetur, kanë marrë edhe dokumente pavlerë.
Ka nisur bastisja e shtëpisë së Krasniqit në Negroc
Pjesëtarë të EULEX-it janë duke e bastisur shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fshatin Negroc.
Bastisja ka nisur pasi familjarë të ngushtë të Krasniqit, kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë dhënë autorizimin, siç parashihet me ligjet në fuqi për funksionimin e Gjykatës Speciale.
Jakup Krasniqi u arrestua sot nga Specialja, ndërkohë në orët e pasdites është transferuar në Hagë.
Avokati i tij ka konfirmuar se ndaj tij ka aktakuzë të konfirmuar.