Site icon PrishtinaPress

Përfundon bastisja në shtëpinë e Behramajt, deklarohet avokati

Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, sot është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gazetarja e T7, Laura Çelaj e cila po qëndron në vendin e ngjarjes, tha se ka përfunduar bastisja e banesës së Adil Behramjt.

Avokati i Behramajt, Artan Çerkini është deklaruar për media. Ai tha bastisja në shtëpi të Behramajt është bërë me një arsyetim se po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. 

Por tha se është shumë herët të thuhet se kjo ka të bëjë me gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Tutje, gazetarja Laura Çelaj tha se veturat e EULEX’it kanë qëndruar për pak kohë në parkingun e banesës së Adil Behramajt. 

https://streamja.com/embed/na7Ze

Aktualisht thotë se veturat e EULEX‘it janë larguar dhe para banesës së tij nuk është duke qëndruar askush.

https://streamja.com/embed/q1zvX
Exit mobile version