Site icon PrishtinaPress

Përfundon aksioni policor në QKUK, mjetet e dyshuara ishin materiale shkollore

Pas informacioneve për gjetjen e mjeteve të dyshimta në QKUK, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës e cila ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin nga rreziku evnetual i shpërthimit.

Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për IndeksOnline ka thënë se mjetet e dyshuara nuk paraqesin rrezik pasi janë mjete shkollore.

“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqeain rrezik pasi që janë materiale shkollore.”, ka deklaruar Borovci.

Exit mobile version