2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon aksioni në MMPHI, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë 

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili ka nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. 

Sipas pamjeve të publikuara nga EO, shihet se zyrtarët e Policisë kanë konfiskuar shumë dokumente e kompjuterë nga zyrat e Ministrisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar aksionin e sotëm në Ministrinë e Mjedisit, ku thuhet se janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së  parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i  pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga  neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img