Site icon PrishtinaPress

Përfundojnë ndeshjet e Superligës, Ballkani fiton, Llapi me barazim e humb hapin për titull

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani është shkëputur në krye të tabelës pas fitores ndaj Malishevës 0:2, ndërsa Llapi ka barazuar 1:1 ndaj Gjilanit.

Kurse, Prishtina është mposhtur në shtëpi nga Drita me rezultat 1:2, kurse Feronikeli e ka mposhtur Lirinë me rezultat 4:1, e cila tashmë ka rënë nga liga.

Me këtë fitore, Ballkani është në pozitën e parë me 69 pikë, katër më shumë se Llapi që është në pozitën e dytë me 65 pikë.

Ndërsa, Drita është në vendin e tretë me 65 pikë, Malisheva në të katërtin me 53 pikë, Prishtina në të pestin me 46, Dukagjini në të gjashtin me 42 sosh, Feronikeli në të shtatin me 37, e Gjilani në vendin e tetë me 36.

Exit mobile version