Njësia Speciale gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 13 lokacione të ndryshme në veri.
Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Paparacin se tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e veriut dhe tri në Leposaviq.
“Po, kanë përfunduar. 13 lokacione janë kontrolluar” – ka thënë Elshani.
Ai ka treguar se gjatë bastisjeve të kryera nuk ka pasur ndonjë të arrestuar dhe se nuk mund të jep detaje se çfarë është gjetur.