5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Përfshirja e pjesëtarit të FSK-së në vrasjen e Liridonës, Ministria e Mbrojtjes: Rasti do të trajtohet sipas ligjeve në fuqi

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas arrestimit të Kushtrim Kokollës, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas Ministrisë, organet janë duke e hetuar rastin, por që rasti do të trajtohet edhe brenda organeve të FSK-së.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin.

Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img