Ai ka thënë për “Epoka e re” se Lidhja Demokratike e Kosovës do të bënte mirë nëse do ta ndihmonte dialogun, duke u dëshmuar si parti institucionaliste.
Maliqi ka shtuar se përfshirja e Luginës së Preshevës në dialog mund të jetë kushtëzim i Kosovës, që t’i zvogëlojë ambiciet e Serbisë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Beogradi nuk mund të kërkojë autonomi për Asociacionin, nëse nuk u jep shqiptarëve të Luginës të drejta dhe status të njëjtë.
Maliqi ka folur edhe për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës të vendit. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka gjetur modusin e mbijetesës, pasi opozita nuk po mund t’i mbledhë votat për mocion të mosbesimit.