Site icon PrishtinaPress

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Gjakovë, s’ka të lënduar

Një ndërtesë në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”  në Gjakovë është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë zjarri ka përfshirë edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj, potencoi se përveç dëmeve materiale nuk të lënduar.

“Rreth orës 13:55 është raportuar se një ndërtesë (e cila është në ndërtim) në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” është përfshirë nga zjarri. Po ashtu zjarri ka përfshirë edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi”, u shpreh Elezaj

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit (ku zjarri kishte përfshirë kryesisht pjesë të jashtme të këtyre objekteve) dhe është duke u bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes”.

Exit mobile version