Është përfshirë nga flakët një traget i linjës Sarandë-Korfuz, teksa ishte i ankoruar në Portin e Sarandës.
Sipas raportimeve të para nga vendi i ngjarjes, mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga ishulli i Korfuzit, ku më pas ishte përfshirë nga flakët.
Nga sa mësohet, nuk ka pasur pasagjerë në çastin e shpërthimit të zjarrit në traget, teksa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët.
Arsyeja e kësaj ngjarjeje ende nuk është kuptuar. Policia ka filluar ndërkohë një hetim për zbulimin e shkaqeve.