Site icon PrishtinaPress

Përfshihen nga zjarri dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut

Dy vetura me targa serbe janë djegur mbrëmë në Mitrovicë, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshsani, i cili tha se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj ka përfshirë edhe një tjetër.

Ndër të tjera Elshani ka treguar se zjarri është lokalizuar, derisa theksoi se ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.

Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka.” – ka njoftuar Elshani.

Exit mobile version