Vitamina D ndihmon trupin tuaj të përthithë dhe të përdorë kalciumin, i cili u jep kockave tuaja forcën dhe fortësinë e tyre.
Rrezet e diellit kur bien mbi trup reagojnë për prodhimin e vitaminës D, raporton Shoqata Mbretërore e Osteoporozës.
Për ta përfituar vitaminën D duhet ekspozuar në rrezet e diellit për 10 minuta dy herë në ditë pa e lyer trupin me krema kundër diellit. Kjo pasi rrezet e diellit ndikojnë në prodhimin e vitaminës D në trup.
Ka tre mënyra për të marrë vitaminën D:
- Nga rrezet e diellit
- Nga ushqimi
- Nga suplementet
Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të rrisin rrezikun e osteoporozës dhe thyerjes së kockave. Dhe një mungesë e madhe e vitaminës D shkakton rakit dhe osteomalacia, e cila është kocka të buta dhe të dobëta.
Vitaminën D mund ta përfitoni edhe përmes ushqimeve që përfshin:
- peshk me vaj, si harenga, salmoni dhe skumbri
- vezët
- mëlçia e qengjit
- bukë e fortifikuar
- kos të fortifikuar
- kërpudha specialisht të përpunuara.
Ndërsa rekomandohet se nga fundi i shtatorit deri në fillim të prillit, duhet të merrni parasysh marrjen e një suplementi vitaminë D prej 10 mikrogramësh (ndonjëherë të quajtur 400 njësi) në ditë. Kjo është për shkak se ju nuk mund të merrni vitaminë D nga dielli në dimër.