Site icon PrishtinaPress

Përfaqësuesja e OBSH-së në Kosovë: Rënia e infektimeve me COVID mund të jetë false

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 481 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 97 raste pozitive me COVID-19. Pas më shumë se 4 muajsh Kosova ka regjistruar ditën e parë pa asnjë viktimë prej coronavirusit. Ndërkohë 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 139 pacientë.

Isme Humolli, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se bashkëpunimi me institucioneve e Kosovës ka qenë shumë i mirë.

Ajo shpreh shqetësim për numrin e lartë të rasteve aktive pasi janë më shumë se 3 mijë persona dhe mund të konsiderohen vatra të përhapjes së virusit.

“Jo vetëm Kosovë, por edhe rajoni duhet të vazhdojë me masa kufizuese. Vendosja e maskës dhe mbajtje e distancës është detyruese. Lirimi i masave nuk rekomandohet. Kemi një rënie të lehtë të rasteve gjatë javës së fundit por nuk guxojmë të relaksohemi pasi mund të jetë një rënie false pasi në raport me numrin e banorëve testimi është i ulët dhe nuk e dimë shkallën e përhapjes së virusit në komunitet”, tha Humolli, për Euronews Albania.

Exit mobile version