Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen ndaj Rumanisë, të vlefshme për Grupin I në kualifikueset për Euro 2024.
Me vetëm 2 pikë pas 2 ndeshjeve, Kosova kërkon vetëm pikët e plota ndaj rivalit direkt për vendin e dytë, me Rumaninë që është momentalisht në atë pozitë me 6 pikë.
Bazuar te vlera e përgjithshme financiare, Kosova qëndron më lart se kundërshtari.
“Dardanët” kanë një vlerë rreth 100 milionë euro (99.58m).
Kurse rumunët, në anën tjetër, kanë vlerë rreth 78 milionë euro.