0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Përfaqësuesit e shteteve të Quint-it shpresojnë për zgjedhje të lira në Drenas

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së në Prishtinë urojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike dhe votuesit e Drenasit për rrethin e parë me 4 dhjetor të zgjedhjes së jashtëzakonshme për kryetarin e komunës të cilën vëzhguesit e karakterizuan përgjithësisht si të organizuar mirë dhe të mbajtur në një atmosferë pozitive.

“Kjo zgjedhje tregoi një përkushtim të fuqishëm nga ana e të gjithë akterëve – duke përfshirë qytetarët – ndaj mbështetjes së institucioneve demokratike dhe mbajtjes së zgjedhjes që ishte në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të pesë shteteve mike të Kosovës.
Nëpërmjet kësaj deklarate përfaqësuesit e këtyre shteteve shpresojnë se edhe zgjedhja e rrethit të dytë më 18 dhjetor do të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente.
“Ne përkrahim përpjekjet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare që janë akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjes. Kjo zgjedhje është një mundësi për të treguar edhe më shumë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik në Kosovë. Ne inkurajojmë qytetarët e Gllogovcit që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për kandidatin që ata mendojnë se është më i aftë për ta udhëhequr komunën e tyre”, thuhet në deklaratë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img