Site icon PrishtinaPress

Përfaqësuesit e QUINT-it i shkojnë në zyre ministrit Krasniqi, për situatën në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në zyre përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it.

Temë diskutimi ka qenë situata në veri dhe zhvillimet e fundit atje.

“Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/

Exit mobile version