1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB i thotë Gërvallës të mos filozofojë

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Alekseyevich Nebenzya, ka nisur  fjalimin e tij duke ju  kundërpërgjigjur ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai i ka thënë Gërvallës të mos filozofojë, por të koncentrohet në situatën që ndodhet Kosova.

I këshillojmë zonjës Gërvalla që të mos përpiqet të filozofojë dhe të bëjë përpjekje të bëjë analiza gjeopolitike të situatës. Nuk ishte ndonjë përpjekje e suksesshme, do ishte më mirë të koncentrohemi te situata në Kosovë, në vend që të humbim kohën e këshillit me mendimet e juaja apo situatën e përgjithshme, apo politikën e jashtme të Serbisë pasi siç duket çdo gjë po bëhet me ndihmën e Moskës, siç po thuhet, faleminderit që na keni dhënë kaq shumë të drejtë”, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë.

Po ashtu Nebenzyas, ka thënë se Kosova po e kërcënon stabilitetin në rajon.

Për disa vite kemi qenë dëshmitarë të një spastrimi etnik të vazhdueshëm. Pas 20 e ca vitesh numri i serbëve në jug është zvogëluar vazhdimisht dhe në asnjë mënyrë nuk mund të mbrojnë të drejtat e tyre. Sot nuk ka më shumë se 100. I vetmi rajon ku serbët janë shumicë janë në veri”, deklaroi Nebenzya.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img