Përfaqësues të tre komuniteteve religjioze në Kosovë janë bërë bashkë në një takim me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci.
Muftiu Naim Tërnava, Peshkopi Dodë GJERGJI, dhe Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije u takuan sot me Salvatore Cuoci.Gjate këtij takimi është diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosove dhe mënyrat se si këta mund të kontribuojnë për siguri, përmes respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.