Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur ta rikthej Raul Gonzalez në ‘Santiago Bernabeu.
Natyrisht që këtë herë nuk bëhet fjalë për një rikthim në fushën e lojës, por sulmuesi spanjoll do t’i bashkohet kryesisë së skuadrës së Real Madridit, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Raul është futbollisti që ka luajtur më së shumti ndeshje me fanellën e Real Madridit (741) dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e skuadrës pas Cristiano Ronaldos.
Spanjolli ka fituar gjashtë tituj të kampionit spanjoll, tre herë Ligën e Kampionëve dhe disa kupa të tjera.