1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Përdorimi i Marketingut Digjital në përgjithësi dhe Rrjeteve Sociale në veçanti

Nga: Refik Havolli

Marketingu digjital ka bërë të mundur thyerjen e barrierave gjeografike, etnike, gjinore, gjuhësore, fetare, etj., dhe t’i arrij konsumatorët në çdo kohë, që dikur ishte vetëm një iluzion.

Identifikimi i nevojave, dëshirave dhe i mundësive të klientëve dhe përpjekja për të përmbushur këto pritshmëri, është qëllimi i marketingut. Me ndryshimin e mënyrës së jetesës, me avancimin e teknologjisë në përgjithësi, ka lindur edhe  nevoja e hartimit të strategjive të reja të marketingut. Marketingu digjital, i cili po avancon në mënyrë shumë të shpejtë, ka bërë të mundur të reduktohen shpenzimet me rastin e aktiviteteve të marketingut, si dhe të menaxhohet në kohë reale promovimi i produktit apo i shërbimit.

Marketingu digjital ka bërë të mundur thyerjen e barrierave gjeografike, etnike, gjinore, gjuhësore, fetare, etj., dhe t’i arrij konsumatorët në çdo kohë, që dikur ishte vetëm një iluzion.

Përmes marketingut digjital, publikimet mund të ruhen dhe arkivohen në baza afatgjatë në kanalet përkatëse, si dhe mund të bëhet hulumtimi i tregut dhe segmentimi i tregut në mënyrë që të promovohen ose të targetohen tregje specifike.

Ndërmjet kanaleve apo platformave të ndryshme, që ofron interneti dhe teknologjia digjitale, mundësohet të ndikohet në preferencat e konsumatorëve përmes reklamave të ndryshme me përmbajtje të caktuar dhe me mundësi monitorimi të rezultateve, duke krijuar kështu audiencën e synuar.

Komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët, madje në kohë reale, tani është i mundur falë marketingut digjital. Ky komunikim ka edhe ndikim emocional dhe ndikon në krijimin e besimit, pasi shërbimi cilësor ndaj klientit është i arritshëm.

Marketingu është duke ndryshuar vazhdimisht, duke u avancuar kudo në të gjitha nivelet. Kjo mund të shihet duke u mbështetur në teknologjinë e informacionit dhe veprimet agresive të konkurrencës nga të dhënat e mbledhura. Tani vlerat dhe dobësitë eventuale të një kompanie janë më të hapura, më transparente ndaj publikut në përgjithësi. Njerëzit tani përmes rrjeteve sociale flasin, vlerësojnë, kërkojnë apo edhe kritikojnë lidhur me një produkt apo shërbim të caktuar.

Dominimi i marketingut digjital ndaj atij tradicional gati se është arritur, dhe brenda dy – tre vjetësh parashikohet që ta tejkalojë atë.

Çfarë është marketingu digjital?

Marketingu është menaxhimi i marrëdhënieve fitimprurëse me klientët. Qëllimi i dyfishtë i marketingut është të tërheqë klientë të rinj, duke u premtuar vlerë superiore dhe të ruajë dhe shtojë klientët ekzistues, duke u dhënë atyre kënaqësi.[1]

Marketingu digjital është marketingu i produkteve ose i shërbimeve që përdorin teknologjitë digjitale, kryesisht në internet, por gjithashtu përfshijnë telefonat mobilë, reklamat e ekranit dhe çdo medium tjetër digjital.[2]

Fillet e para marketingu digjital i pati që nga viti 1990 deri 2000, por avancimin më të hovshëm e pati pas kësaj periudhe e deri në ditët e sotme, pasi u arrit  avancimi i pajisjeve digjitale në përgjithësi, ku gjithashtu u ndryshua edhe mënyra e komunikimit. Në ditët e sotme konsumatorët kanë ndryshuar zakonet edha sa u përket pajisjeve digjitale, ku në shumicën e kohës janë online në rrjetet sociale apo duke shfrytëzuar makinat e kërkimit për të ardhur te informacionet që ata dëshirojnë.

Përhapja e informacionit zakonisht bëhet nëpër kanale të shumta, të tilla si GoogleYouTubeUebsajtiFacebookInstagramLinkedinTwitterSnapchatBlogosferaPinterest dhe në shumë kanale apo platforma të tjera.

Si motor kërkimi Amazon kryeson dukshëm si dyqani online më i madh në botë. Një studim nga kompania Kenshoo tregon se 72% e konsumatorëve vizitojnë kanalin Amazon para se të vendosin të bëjnë blerje.

Ndryshimin e stilit të jetës dhe avancimin e teknologjisë digjitale ka mundësuar që promovimi i produkteve apo i shërbimeve të bëhet në mënyrë më efikase dhe efektive.

Kanalet e marketingut digjital

Marketingu digjital bëhet përmes kanaleve të shumta. Objektivi kryesorë është të gjenden kanale që rezultojnë me komunikim më të mirë të markës dhe me rikthim më të mirë të investimeve 1.Marketingu përmes lehtësuesve

2.Reklamimi përmes shfaqjes

3.Marketingu përmes email-it

4.Marketingu kërkues

5.Mediat sociale

6.Rrjetëzimi social[3]

Ndarja e marketingut ditëve të sotme

Marketingu në ditët e sotme ndahet në dy grupe:

  1. Marketingu tradicional, ku përfshinë Radio, TV, mediat e shkruara, tabelat, fletëpalosjet etj., që më tepër i takojnë së kaluarës. Nga të gjitha bizneset që e kanë aplikuar dihet se marketing tradicional ka kosto të lartë dhe nuk janë të matshme synimet e përcaktuara.

Marketingu tradicional ka disa kufizime të cilat janë pengesa për konsumatorin. Pengesë mund të jetë koha e shfaqjes, e publikimit (reklamës), mungesa e komunikimit të drejtëpërdrejtë ndërmjet ofruesit të produktit apo shërbimit dhe konsumatorit.

  1. Marketingu digjital është një term që përdoret për tregtimin e produkteve apo të shërbimeve të caktuara duke përdorur teknologjinë digjitale, ku kryesisht kemi përdorimin e internetit në arritjen e këtyre qëllimeve. Pjesëmarrja e konsumatorit është shumë evidente në suksesin apo dështimin e një promovimi të caktuar te marketingu digjital. Te marketingu digjital më e lehtë identifikohen dëshirat, nevojat, pritshmëritë, mundësitë e klientëve dhe pastaj kur ne i kuptojmë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tyre, përpiqemi t’jua plotësojmë ato nevoja apo dëshira.

Segmentimi i tregut te marketingu digjital është më i lehtë dhe më i arritshëm.

Efektet e fushatave promovuese te marketingu digjital zgjasin më shumë pasi promovimi mbetet në vazhdimësi në kanalin e caktuar, për shkak të optimizimit nga faqet e kërkimit etj.

Rezultatet e fushatave promovuese te marketingu digjital mund të vëzhgohen në kohë reale dhe janë të matshme.

Menaxhimi, kontrollimi dhe ndryshimi i promovimit është më i lehtë dhe më praktik.

Ndërveprimi me vizitorët është i mundur të bëhet në kohë reale dhe kështu krijohet besimi i nevojshëm dhe i dobishëm.

E gjithë audienca mund të jetë e dobishme në promovimin e një publikimi digjital, por influencuesit të cilët mund të jenë persona publikë që kanë shumë ndjekës në llogaritë e tyre, që kanë besim në publik, mund të jenë avokati më i mirë i promovimit të produktit apo të shërbimit.

Ngjashmëritë dhe dallimet e rrjeteve sociale

Google LLC është një kompani amerikane e teknologjisë shumëkombëshe e specializuar në shërbimet dhe produktet e lidhura me Internetin, të cilat përfshijnë teknologjitë online të reklamimit, motorët e kërkimit, cloud-computing, softuerin dhe harduerin. Google u themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin, ndërsa ata ishin Ph.D. studentë në Universitetin e Stanfordit, Kaliforni.[4]

LEXO EDHE:  OnePlus 6 vjen në ngjyrë të kuqe

YouTube është një faqe interneti amerikane për ndarjen e videove, me seli në San Bruno të Kalifornisë. Shërbimi u krijua nga tre ish-punonjës të PayPal-Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim-në shkurt 2005. Google bleu faqen në nëntor 2006 për 1.65 miliardë dollarë; YouTube tani vepron si një nga degët e Google-s.[5]

Uebsajti është një faqe interneti, një koleksion i faqeve të lidhura me të, duke përfshirë përmbajtjen multimediale, zakonisht të identifikuara me një emër të përbashkët domain dhe të publikuar në të paktën një server web. Një faqe interneti mund të jetë e arritshme nëpërmjet një rrjeti publik të protokollit (IP), siç është interneti, ose një rrjeti privat lokal (LAN), duke referuar një lokacion të njëtrajtshëm burimesh (URL) që identifikon sitin.[6]     Facebook është një medium shoqëror social online dhe shërbim i rrjeteve sociale të bazuar në Menlo Park të Kalifornisë. Faqja e internetit në Facebook u lansua më 4 shkurt 2004, nga Mark Zuckerberg, së bashku me studentët e Kolegjit të Harvardit dhe shokët e dhomës, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.[7]

Instagram është një aplikacion dhe shërbim i shpërndarjes së fotografive të lëvizshme, desktop dhe në bazë të internetit që u lejon përdoruesve të ndajnë fotot dhe videot publikisht ose privatisht me ndjekësit e paracaktuar. Ajo u krijua nga Kevin Systrom dhe Mike Krieger, dhe filloi në tetor 2010 si një aplikacion falas celular për sistemin operativ iOS. Është në pronësi të Facebook-ut.[8]

LinkedIn (/lɪŋkt.ɪn/) është një shërbim social dhe i orientuar drejt punësimit, i cili vepron nëpërmjet faqeve të internetit dhe aplikacioneve mobile. I themeluar më 28 dhjetor 2002  dhe filloi më 5 maj 2003, përdoret kryesisht për rrjetet profesionale, duke përfshirë punëdhënësit që postojnë vende pune dhe punëkërkuesit duke postuar CV-të e tyre. Që nga viti 2015, shumica e të ardhurave të kompanisë erdhi nga shitja e informacionit në lidhje me anëtarët e saj për rekrutuesit dhe profesionistët e shitjes.[9]

Twitter (/ twɪtər /) është një lajm në internet dhe shërbim i rrjeteve sociale ku përdoruesit postojnë dhe bashkëveprojnë me mesazhet, të njohura si “tweets”. Këto mesazhe fillimisht u kufizuan në 140 karaktere, por më 7 nëntor 2017, kufiri u dyfishua në 280 shkronja për të gjitha gjuhët përveç japonezëve, koreanëve dhe kinezëve. Përdoruesit e regjistruar mund të postojnë tweets, por ata që janë të paregjistruar vetëm mund t’i lexojnë ato. Twitter, Inc. është i bazuar në San Francisko, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara dhe ka më shumë se 25 zyra në mbarë botën. [10]

Snapchat është një aplikacion për imazhin dhe multimedie i krijuar nga Evan Spiegel, Bobby Murphy dhe Reggie Brown, ish-studentë të Universitetit Stanford, dhe të zhvilluara nga Snap Inc., fillimisht Snapchat Inc[11].    

Blogosfera përbëhet nga të gjitha blogjet dhe ndërlidhjet e tyre. Termi nënkupton që blogjet ekzistojnë së bashku si një komunitet i lidhur (ose si një koleksion i bashkësive të lidhura) ose si një shërbim i rrjeteve shoqërore në të cilën autorët e përditshëm mund të publikojnë mendimet e tyre.[12]

Pinterest është një ueb dhe aplikacion mobil për aplikim që operon në një sistem softuerik të disenjuar për të zbuluar informacion në World Wide Web, kryesisht duke përdorur imazhe dhe në një shkallë më të shkurtër, GIF dhe video. Site u themelua nga Ben Silbermann, Paul Sciarra dhe Evan Sharp.[13]

Marketingu Digjital me trend të rritjes

Është shumë evidente se trendi i rritjes së prezencës së marketingut digjital është i pakontestueshëm. Avancimi i teknologjisë digjitale dhe prezenca e internetit ka mundësuar dhe ka kontribuar në zhvillim pozitiv të marketingut digjital.

Sipas studimit të Global Web Index, nga 7.396 miliardë banorë sa është popullsia e përgjithshme e botës, 3.419 miliardë banorë apo 46% janë përdorues të internetit, të cilët shfrytëzojnë mediat online për informim, ndërsa në Kosovë sipas STIKK, kjo shifër arrin në 75.6%.[14]

Sipas studimeve të PWC kompanitë në vitin 2015 në marketing digjital kanë shpenzuar rreth 30% të buxhetit të marketingut, ndërkaq në vitin 2019 pritet që kjo shifër të arrijë 46%. [15]

Këto të dhëna na bëjnë të ditur se marketingu digjital do ta dominojë atë tradicional brenda dy- tri vitet e ardhshme.

Ndarja e tregut medial sipas llojit të medieve në vitin 2009 dhe 2019

Targetimi i kategorisë së klientëve apo segmentimi i tregut

Te marketingu digjital ekziston munësia që të targetohen në mënyrë specifike tregje, grupe të caktuara të konsumatorëve. Targetimi i marketingut digjital ka një tendencë të bëhet kryesisht përmes rrjeteve sociale e sidomos përmes Facebook-ut.

Targetimi apo klasifikimi mund të bëhet në mënyrë specifike duke përcaktuar kriterin e shtrirjes gjeografike (vendbanimit të konsumatorit), gjininë, moshën, statusin social-kulturor etj.,si dhe duke përcaktuar periudhën e caktuar kohore.

Targetimi i klientëve duhet të bëhet në atë mënyrë që ne në njëfarë mënyre të flasim me gjuhën e tyre dhe ata ta ndjejnë vetën të vlerësuar dhe të bëhen avokat të publikimit apo miku më i mirë.

Nëse audienca nuk do jetë e kënaqur me produktin, shërbimin apo idenë e plasuar, atëherë ajo mund të jetë armiku juaj më i madh.

Marketingut digjital mundësi për komunikim të vazhdueshëm

Në rastin kur duam të bëjmë marketing digjital, promovim të një produkti apo shërbimi të caktuar, konsumatori në rubrikën komente mund të japë vlerësimin e tij, të kërkojë informata shtesë, të japë vërejtje apo sugjerime. Kjo na mundëson të jemi në kontakt të vazhdueshëm me konsumatorët në kohë reale dhe të marrim feedback-un nga ata. Informatat e tilla janë të çmuara dhe të dobishme për përmirësimin e cilësisë së produktit apo të shërbimit. Komunikimi i vazhdueshëm mundëson të kuptojmë më së miri se cilat janë interesat, kërkesat dhe pritshmëritë e konsumatorëve dhe kjo ndikon në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së produktit apo shërbimit. Komunikimi interaktiv gjithashtu mundëson të përmirësohet imazhi dhe të zhduken keqkuptimet eventuale.

LEXO EDHE:  Google lançon versionin Beta 3 të Android P

Nisur nga komentet që adresohen nga konsumatorët e kënaqur për produktin apo shërbimin, mund të themi se ata janë avokati apo promotori më i mirë. Ata mund të shpërndajnë lajme të mira të cilat shtojnë edhe më shumë besueshmërinë për produktin apo shërbimin. Rrjetet sociale sidomos shquhen me një prezencë të tillë të avokatëve të produktit apo shërbimit. Është një fenomen psikologjik që konsumatorët ndikohen në situata të caktuara më tepër nga opinionet e të tjerëve sesa nga vetë ai që bën publikimin në atë platformë dhe ndryshe njihet si “dëshmi sociale”.

Është e rëndësishme që secili koment që vjen nga vizitorët me rastin e promovimit të produktit apo shërbimit të trajtohet me shumë seriozitet dhe mirësjellje. Nëse konsumatori ka dhënë komente pozitive, ai duhet të falënderohet për vlerësimin apo së paku t’i pëlqehet komenti.

Nëse dikush nga klientët është shprehur se produkti apo shërbimi është i mirë, atëherë kjo ndihmon shumë që edhe të tjerët ta pranojnë me mirëbesim atë.

Nëse vizitori ka shtruar ndonjë pyetje apo kërkon informata shtesë, atëherë përgjigjja është e pëlqyer të jetë në intervalin më të shkurtër kohor të mundshëm.

Vizitorët do të mbeten të kënaqur dhe të vlerësuar nëse shohin se po trajtohen komentet, opinionet, shqetësimet apo pyetjet e tyre. Me këtë krijohet përshtypja e parë pozitive, krijohet besimi se cilësia e produktit apo e shërbimit është në nivelin e duhur. Marketingu digjital bën të mundur rritjen e suksesit fillestar në një efekt “topi dëbore”. Për t’u arritur sukses, publikimi duhet të prekë drejtpërdrejt mendjet, zemrat dhe shpirtin e konsumatorëve.

Mungesa e prezencës në kanalet digjitale ngjall dyshime te konsumatorët, të cilët do të mendojnë se diçka nuk funksionon dhe është një sinjal negativ për krijimin e përshtypjes së parë.

Marketingu digjital – mundësi për promovim me pagesë dhe falas

Kur kemi të bëjmë ne promovimin e një produkti apo shërbimi në faqen zyrtare, është e mundur që përpos shikimeve të rëndomta nga personat që kanë pëlqyer faqen, të bëjmë edhe sponsorizimin me pagesë. Prezantimi i shfaqur që mund të jetë: fotovideolink, apo tekst i shkruar apo kombinim i tyre të mund të shikohet nga shumë përdorues të teknologjisë digjitale. Prezantimi do t’i shfaqet grupit (audiencës) së caktuar që ne paraprakisht i kemi targetuar.

Investimet në Facebook mund të sjellin kthim të mirë me rezultate të matshme.

Promovimi mund të bëhet me pagesë sipas dëshirës, ku mund të caktojmë shumën monetare, si dhe kohëzgjatjen e promovimit të produktit apo të shërbimit.

Te marketingu tradicional ka shumë kufizime, të cilat janë pengesë për të pasur qasje konsumatori. Si pengesë mund të jetë koha e shfaqjes së reklamës jo e përshtatshme me agjendën e tij, mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë me shitësin apo ofruesin e shërbimit.

Marketing digjital – Rrjetet Sociale

Përdorimi i rrjeteve sociale në ditët e sotme ka një shtrirje masive si gjeografike, ashtu edhe për nga numri i përdoruesve. Përparimi i teknologjisë digjitale e sidomos përdorimi i pajisjeve-telefonave të mençur ka bërë që komunikimi të thyejë barrierat gjeografike, gjuhësore, etnike, fetare, gjinore, klasore etj. Te rrjetet sociale vizitorët bashkëveprojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë duke dhënë pëlqime, komente, vlerësime, vërejtje, sugjerime etj.

 

 

Pëlqim, Dashuri, Haha, Wow (habi), Sad (I trishtuar), Angry (I zemëruar),

Në adresën personale apo në atë zyrtare mund të publikohen edhe adresa elektronike, foto apo video dhe të bëhet informimi, promovimi i aktivitetit, i produktit apo i shërbimit.

 

Marketingu digjital mund të menaxhohet në kohë reale në bazë të performancës.

Te marketingu digjital ekziston mundësia që edhe nëse kemi bërë sponzorizimin e një produkti, shërbimi apo faqeje zyrtare, ta zvogëlojmë shumën, ta rrisim atë, ta ndalim sponzorizimin, të ndryshojmë targetimin e konsumatorëve në bazë të shtrirjes gjeografike, moshës apo gjinisë.

Kanalet e marketingut digjital janë shumë më lehtë të menaxhohen dhe të kontrollohen sepse të gjitha gjërat i kemi në duart tona. Mund të editohet privatësia e promovimit si:

  • Publike, ku mund të shohin të gjithë personat që kanë një llogari në atë rrjet social,
  • Shokët, ku mund t’i shohin vetëm shokët tuaj të atij rrjeti social,
  • Shokët që doni të mos iu shfaqen në llogaritë e tyre,
  • Shokët specifikë – mund ta shohin vetëm shokët që ju përcaktoni,
  • Vetëm unë- është mundësia të shfaqet vetëm në llogarinë tuaj personale.
  • Të njohurit, lista juaj e personalizuar,
  • Shokët e ngushtë, lista juaj e personalizuar,
  • Shokët e institucionit apo fakultetit të njëjtë,
  • Familja,
  • Organizata ku punoni,
  • Shokët nga qyteti juaj etj.

Konsumatori kurdoherë mund të klikojë në faqen zyrtare ku produkti apo shërbimi i caktuar ka qenë i promovuar, të bëjë shkarkimin e fotos, videos apo të tekstit dhe të njëjtin ta kërkojë në dyqan, në pikën e shitjes me pakicë apo agjencionin përkatës nëse kemi të bëjmë me ndonjë sherbim.

Është e rëndësishme për menaxhimin sa më të suksesshëm të Facebook-ut të krijohet audiencë e synuar duke krijuar një përmbajtje që do t’iu pëlqejë atyre me llojet e postimeve: tekst, foto, video, link. E rëndësishme është gjithashtu edhe se sa shpesh postojmë dhe krijimin e dëshirës për angazhim të audiencës.

Ekziston mundësia që të informohemi se si ka qenë audienca sipas gjinisë, moshës dhe lokacionit. Të marketingu digjital është e mundur të informohemi lidhur me rezultatin e promovimit të produktit apo të shërbimit, saktësisht në kohë reale sipas raporteve apo statistikave që ofron, si:

  • Sa vizitorë e kanë shikuar publikimin e produktit apo të shërbimit, ku qëllimi është të ketë sa më shumë trafik-vizitorë.
  • Sa vizitorë e kanë pëlqyer atë, ku qëllimi do jetë që ato të pëlqime të konvertohen në shitje të realizuara.
  • Sa vizitorë e kanë komentuar, duke dhënë vlerësimet e tyre, duke bërë pyetje, duke etiketuar shokë nga rrjeti social etj.
  • Sa vizitorë e kanë shpërndarë publikimin,
  • Cila periudhë kohore ka rezultuar si më e suksesshme dhe e njëjta të shikohet grafikisht.
  • Cila është struktura gjinore e vizitorëve që e kanë vizituar, pëlqyer publikimin dhe si është numerikisht ajo strukturë.
  • Cila është mosha që e kanë pëlqyer apo shikuar promovimin.
  • Si është shtrirja gjeografike e vizitorëve që e kanë vizituar apo pëlqyer publikimin.
  • Sa ka kushtuar promovimi deri në ato memente,
  • Mënyra e pagesës, Visa*…. etj.
LEXO EDHE:  Galaxy S10+ i merr kurorën Huawei Mate 20 Pro në performancë

Në mënyrë grafike mund të shohim rezultatet e ndryshme që do të jenë në interes për vlerësuar përformancën e publikimit të produktit apo të shërbimit.

  

  

Konkluzione

Nisur nga hulumtimet e bëra në internet, nga përdorimi i përditshëm i marketingut digjital, lirisht mund të themi së e ardhmja i takon marketingut digjital. Rëndësia e përdorimit të marketingut digjital është shumë e lartë, përfitimet janë të pakontestueshme, mënyra e qasjes dhe e përdorimit është shumë praktike.

Interneti në përgjithësi ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e imazhit të bizneseve që kanë ditur si ta përdorin atë. Aktivitetet e ndryshme me marketing digjital në platformat apo në kanalet e ndryshme i bëjnë të njohura ato biznese apo ata persona të cilët arrijnë ta bëjnë atë.

Marketingu digjital mundëson krijimin e marrëdhënieve me audiencën e synuar dhe ndihmon në promovimin e produktit apo të shërbimit të caktuar.

Marketingu digjital mundëson përmirësimin e renditjes në motorët e kërkimit e sidomos media sociale.

Dihet gjithashtu se përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale nganjëherë ka pasur dhe do ketë ndërhyrje (sulme kibernetike) nga keqbërës (hakerë). Të dhënat mund të keqpërdoren qëllimisht nga konkurrenca. Mund të publikohen edhe lajme false me qëllim të dëmtimit të konkurrentit në biznes apo të konkurrentit politikë. Sistemet gjithashtu mund të sulmohen nga virus të ndryshëm e sidomos atëherë kur nuk merren masa paraprake për mbrojtjen nga këta.

Përparimi i hovshëm i teknologjisë digjitale ka bërë që edhe marketingu digjital të ketë një zhvillim të hovshëm me tendencë që brenda ca vjetësh të gjejë aplikim më të madh sesa marketingu tradicional.

Marketingu digjital thyen pengesat dhe kufijtë rajonalë, shtetërorë dhe më gjerë. Një promovim i një produkti që mund të bëhet Kosovë, njëkohësisht mund të bëhet edhe për tregun e vendeve fqinje (në trojet shqiptare) apo një vendi tjetër kudo në botë.

Marketingu digjital është një mundësi e mirë për të përpiluar sondazhe të ndryshme me klientët me qëllim të përmirësimit-përshtatjes së cilësisë së idesë, produktit, apo shërbimit, gjë që ndihmon në rritjen e produktivitetit.

Rekomandime

Nuk duhet hezituar e as të ndalemi asnjëherë për të provuar aplikimin e teknologjisë digjitale dhe me këtë edhe të marketingut digjital. Asnjëherë nuk duhet të vihet në dyshim rëndësia dhe besueshmëria në aplikimin e marketingut digjital.

Për të qenë të aftë për të bërë marketing digjital, fillimisht kërkohet të hapen llogari në rrjetet sociale në mënyrë që të merren njohurit bazike dhe të fitohet eksperienca. Duke shikuar reklama të ndryshme në rrjetet sociale, duke analizuar sukseset e tyre apo dobitë e tyre, mund të përfitojmë një eksperiencë të dobishme që me kalimin e kohës të vlerësojmë se si duhet bërë marketing për një produkt apo shërbim të caktuar. Sidomos mediet sociale janë janë përplot vizitorë të kënaqur që ndryshe quhen edhe “avokat të brendit”.

Publikimet në rrjetet sociale duhet të jenë autentike dhe të respektohet maksimalisht audience juaj.

Duke ditur nevojat dhe dëshirat e vizitorëve të rrjeteve sociale, edhe marketingu duhet të fokusohet në plotësimin e tyre. Marrja e informatave paraprake nga rrjetet sociale mund të ndihmojë në komunikimin e mëvonshëm dhe në arritjen e marrëveshjeve me interes të ofruesit të produktit apo shërbimit dhe konsumatorit.

Me mundësitë që ofron marketingu digjital të bëhet segmentimi i tregut duke u fokusuar në bashkësitë e blerësve me specifika dhe kërkesa të njejta apo të përafërta.

Sa i përket ruajtjes së të dhënave dhe informatave që duhet të jenë të mbrojtura, duhet pasur kujdes se çka duhet të publikohet, si dhe masat e sigurisë të jenë në nivelin më të lartë të mundshme. Të mos publikohen gjëra që mund të jenë sekrete afariste apo të dhëna të tjera që duhet ruajtur vetëm për nevojat e brendshme sepse konkurrenca mund t’i kuptojë ato, mund t’i kopjojë apo t’i përdorë si dëshmi kundër jush apo biznesit tuaj.

Teknologjia digjitale do të avancojë në vazhdimësi, prandaj edhe strategjia e zhvillimit te marketingu digjital duhet të jetë në hap me këto zhvillime. /PCWorld Albanian

Biblografi

[1] Philip Kotler&Gary Armstrong “Parimet e marketingut“, UET Press, Tiranë, 2013.

[2] Brian Tracy “Marketingu“, shtëpia botuese “Damo”, Prishtinë, 2014.

[3] Philip Kotler, Hermawan Kartajaya, Iwan Setiawan, “Marketingu 3.0“, Damo, Prishtinë, 2013.

[4] Ali Jakupi “Marketingu (bazat)“, Universiteti AAB, Prishtinë, 2008.

[5] Visar S.rrustemi “Marketingu Ndërkombëtar“, shtypshkronja KGT, Prishtinë, 2017.

[6] Brian Tracy “Psikologjia e shitjes“, shtëpia botuese “Damo”, Prishtinë, 2013.

[7] Harry Beckwith “Të shesësh të padukshmën”, shtëpia botuese “Max” Tiranë.

[8] Bardhyl Ceku, Nail Rashidi “Marketingu“.

[1] Philip Kotler&Gary Armstrong “Parimet e marketingut”, botimi i 13-të, UET Press, Tiranë, tetor 2013.

[2] https://en.wikipedia.org/wiki/Digital_marketing

[3] https://sq.wikipedia.org/wiki/Marketingu_digjital

[4] https://en.wikipedia.org/wiki/Google

[5] https://en.wikipedia.org/wiki/YouTube

[6] https://en.wikipedia.org/wiki/Website

[7] https://en.wikipedia.org/wiki/Facebook

[8] https://en.wikipedia.org/wiki/Instagram

[9] https://en.wikipedia.org/wiki/LinkedIn

[10] https://en.wikipedia.org/wiki/Twitter

[11] https://en.wikipedia.org/wiki/Snapchat

[12] https://en.wikipedia.org/wiki/Blogosphere

[13] https://en.wikipedia.org/wiki/Pinterest

[14] http://www.koha.net/arberi/9813/marketingu-digjital-e-ardhmja-e-industrise-se-reklamave/

[15] http://zeri.info/auto-amp-tech/81825/marketingu-digjital-marketingu-i-se-ardhmes-video/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img