0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Përdorimi i defibrilatorit automatik të jashtëm (AED)

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Specialist i mjekësisë urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
isufbajrami@yahoo.com

Një prej veprimeve themelore në “zinxhirin e mbijetesës” për pacientët me arrest kardiak është defibrilimi. Ky është një veprim që ka treguar përmirësim të prognozës te arresti kardiak për shkak të fibrilacionit ventrikular ose tachikardisë ventrikulare pa puls.

AED-i është pajisje e cila administron energji elektrike të mjaftueshme që përmes kafazit të kraharorit të kalojë edhe nëpër muskuj dhe depolarizon masë të mjaftueshme të qelizave dhe mundëson prijësve natyral të marrin kontrollin.

Për dallim nga defibrilatori manual, personat që përdorin këto pajisje nuk do të thotë me qenë të përgatitur për njohjen e ritmeve të zemrës.

AED-i është ndërtuar në atë mënyrë që nuk administron ose dërgon rrymë elektrike nëse ritmet e analizuar nuk janë FV/TV pa puls.

Ekzistojnë dy lloje të AED-it, gjysmë automatike të cilët interpretojnë ritmet dhe japin urdhër personit që përdorë që të administroj rrymë elektrike dhe automatik të cilët janë të thjeshtë për përdorim.

AED-i gjithashtu interpreton ritmin, por nuk i nevojitet asistenca personit (operatorit) për administrimin e rrymës elektrike.

Sipas tipit të energjisë që jep defibrilatorët ndahen në monofazik dhe bifazik. Defibrilatorët monofazik më nuk prodhohen por ende gjinden në përdorim.

Defibrilimi ekzekutohet përmes elektrodave vetëngjitëse të cilat vendosën në kafazin e kraharorit të pacientit. Elektrodat vetëngjitëse gjithashtu shërbejnë edhe për monitorimin e ritmit kardiak.

Që elektrodat të jenë efikase duhet të vendosen në vendet e caktuara dhe duhet të sigurohet ngjitja ose fiksimi i tyre në lëkurë të gjoksit.

AED-i është prodhuar me sensor, ashtu që mund të konstatoj lëvizjet, vendosja jo e drejt ose joadekuate ose humbja e derivacioneve (kabllove) mund të sjellë deri të interpretimet e gabueshme të ritmit kardiak. AED-i mund të programohet në harmoni me udhërrëfyesit për arrest kardiak.
Shumë AED janë të paisur me modulet e avancuara të cilët mundësojnë incizimin (furnizimin me të dhëna) për të gjitha aktivitetet që lidhen me defibrilator.
Përshkrimi me zë gjithashtu mund të aktivizohet në aparat.

Në treg ekzistojnë modele të ndryshme të AED-it. Te prodhuesit është e nevojshme të kontrollohen detalet specifike që lidhen me disa defibrilator.

Është me rëndësi që stafi mjekësor (mjeku, infermieri-ja) të njohin defibrilatorin (AED) të cilin e përdorin

Pajisjet

• Masat e mbrojtjes personale
• Defibrilatori automatik i jashtëm (AED)
• Elektrodat vetëngjitëse
• Baloni AMB-u
• Oksigjeni
• Aspiratori dhe kateteri për aspiracion
• Brisku i rrojës

• Vlerësimi primar

Konstato sigurinë e ambientit dhe shqyrto nevojën për transferim të pacientit nëse:

• ambienti është i pasigurt
• ka prani të konsiderueshme të ujit në rrethinë
• në ambientin në të cilin gjendet pacienti ekziston mundësia e eksplodimit
• pacienti nuk reagon, nuk merr frymë dhe nuk ka puls/shenja jete.

Nëse para ardhjes së ekipit të shërbimit të urgjencës fillon reanimimi kardiopulmonar (RKP), nevojitet të ndërpritet derisa nuk vlerësohet gjendja e pacientit me qasje ABC.
Vlerësohet përgjigjja e pacientit në thirrje dhe tronditje të lehtë, frymëmarrja dhe shenjat e jetës/pulsi.
Pacienti nuk reagon, nuk merr frymë dhe nuk ka puls/shenja vitale.
Pacienti nuk reagon, nuk ka frymëmarrje/shenja jete: fillo masazhin e jashtëm të zemrës dhe frymëmarrjen artificiale!
Anëtari tjetër i ekipit gjatë asaj kohe përgatitë AED-in dhe vendos elektrodat e mëdha vetëngjitëse në gjoksin e pacientit. Pasi që aparati aktivizohet fillon automatikisht analiza e ritmit kardiak.
Gjatë kohës derisa aparati analizon ritmin, pacientin nuk guxojmë të lëvizim, të prekim, të ventilojmë e as të zbatojmë masazhin e jashtëm të zemrës.

Veprimet

1. Zbato masat e mbrojtjes personale
Shpjegim: Kërkesë minimale; dorëzat dhe syzet mbrojtëse nëse kemi prani të gjakut dhe sekreteve me qëllim të parandalimit të sëmundjeve ngjitëse.

2. Kontrollo sigurinë e vendit për vete dhe pacientë.

3. Shtrije pacientin në shpinë në të thatë dhe sipërfaqe jometalike.
Shpjegim:Kjo duhet të bëhet sa më shpejtë.
Rryma elektrike nga defibrilatori mund të përcillet te të gjithë ata që janë në kontakt direkt me pacientin ose përmes bazës që janë përcjellës të mirë të elektricitetit (psh. metali, uji).
Vazhdoni të siguroni vend ose hapësirë të mjaftueshme për punë.

4. Një anëtarë i ekipit vlerëson përgjigjen e pacientit ndaj ngacmimeve, vlerëson frymëmarrjen dhe pulsin gjegjësisht shenjat e jetës.

5. Nëqoftëse pacienti nuk përgjigjet ndaj ngacmimeve, nuk merr frymë dhe nuk ka puls/shenja vitale menjëherë fillo masazhin e jashtëm të zemrës dhe frymëmarrje artificiale në raport 30:2.
Gjatë kësaj kohe personeli shëndetësor përgatitë defibrilatorin.

Përgatitja e Defibrilatorit automatik të jashtëm (DAJ-AED) për Shok goditje, fiksimi i elektrodave

Shpjegim: Nëse kemi pranin të vetëm një personi, pasi që kemi vlerësuar gjendjen e pacientit, së pari duhet përgatitur defibrilatori për defibrilim.

6. Largoni të gjitha rrobat nga gjoksi i pacientit, duke përfshirë, zinxhirët dhe konstato se gjoksi i pacientit është i terur ose i thatë.
Shpjegim: Gjoksi i lagësht vështirëson ngjitjen e elektrodave, krijon rezistencë dhe zvogëlon sasinë e energjisë e cila do t’i distribuohet zemrës.

7. Nëse qimet në gjoksin e pacientit pengojnë ngjitjen e elektrodave, rruani me briskun e rrojës.

8. Aktivizo AED-in.

9. Vendosni elektrodat ngjitëse në gjoksin e pacientit. Elektrodën e sternumit vendosni pjesën anteriore ose të përparme në anën e djathtë të gjoksit, menjëherë nën klavikul në linjën medioklavikulare. Elektrodën në apex vendose në linjën e përparme (anteriore), në anën e majtë të gjoksit rreth hapësirës së katërt ose të pestë interkostale përgjatë linjës aksilare.

10. Gjatë kohës derisa defibrilatori përgatitët të ngjitën elektrodat në kafazin e kraharorit mos ndërpres masazhin e jashtëm kardiak.
Shënim: Vendosja jo adekuate e elektrodave vetëngjitëse nuk mundëson distribuimin e energjisë në regjionin e dëshiruar dhe efekti i defibrilimit mund të zvogëlohet.

11. Nëqoftëse defibrilatori është pajisur me incizuesin me zë, verbalizo veprimin me qëllim që më vonë lehtë të shkruhet në dokumentacionin mjekësor.

12. Ndërpriteni RKP-në dhe me zë thoni “largohuni”.
Shpjegim:Gjithnjë derisa defibrilatori nuk analizon ritmin, pacienti nuk guxon të lëvizë e as të zbatojë RKP-në. Nëse pacienti lëvizë ose zbaton RKP, AED-i nuk do të mundet drejt të vlerësojë ritmin e pacientit dhe vazhdimisht do të fillojë analizën nga fillimi.

13. Nëse përdorët defibrilatori gjysmë automatik i jashtëm nevoitet të shtypet pulti për analizë. Në AED analiza fillon sapo të vendosën elektrodat dhe aktivizohet defibrilatori për çka ai me zë na tërheq vëmendjen.

14. Në këtë moment AED-i do të vlerësojë ritmin dhe varësisht nga ritmi do të jepen udhëzime të defibrilohet/të jepet shoku ose vazhdo me RKP. Nëse është identifikuar ritmi i cili defibrilohet kalohet në veprimin e përshkruar në piken 16. Nëse ritmi i identifikuar nuk defibrilohet kalohet në veprimin e përshkruar në pikën 19.

Ritmet të cilat defibrilohen

15. Nëqoftëse përdorët defibrilatori gjysmë automatik i jashtëm me shikim të kontrolloni ambientin, me deklarim ose thirrje me zë të thoni “largohuni” dhe të bindeni se askush nuk prek pacientin dhe vetëm atëherë të shtypni pultin për defibrilim.
AED-i vet do të jep shok elektrik dhe do të lajmëroj paraprakisht me zë.
Shpjegim: Siguria duhet të jetë brenga primare me rastin e ekzekutimit të defibrilimit.
Personi i ngarkuar për defibrilim është përgjegjës që askush të mos gjendet në qarkun elektrik gjatë kohës së administrimit të shokut elektrik.
Kjo nënkupton se është obligim që pas urdhrave me zë “të largoheni”, kontrollo që askush nga të pranishmit nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin që do të defibrilohet.

16. Pas administrimit të shokut elektrik menjëherë vazhdoni me RKP gjatë 2 minutave (raporti kompresione dhe ventilim është 30:2).

17. Pas dy minutave defibrilatori me udhëzime vizuale dhe me zë do të lajmëroj për përsëritje të analizës së ritmit.

18. Ndërprite RKP-në dhe siguro që askush të mos prek pacientin gjatë kohës së analizës së ritmit.

19. Vazhdoni veprimet sipas udhëzimeve me zë/vizuele të defibrilatorit.

20. Nëse defibrilatori alarmon se nevojitet defibrilimi, përsëritni veprimet nga pika 16 dhe pika 17.

21. Nëse nuk ka udhëzime për defibrilim, kaloni në pikën 21.

Ritmet të cilat nuk defibrilohen

22. Nëqoftëse defibrilatori pas analizës së ritmit jep udhëzime me zë/vizuele që të mos defibrilohet, të fillohet me RKP gjatë dy minutave në raport 30:2 dhe pasojnë udhëzimet me zë dhe vizuele të defibrilatorit gjithnjë derisa nuk vjen ekipi i aftësuar për zbatimin e masave të avansuara për shpëtimin e jetës ose derisa pacienti nuk fillon frymëmarrjen normale.
Shpjegim: Pas çdo 2 minutave AED-i do të tërheq vëmendjen të filloj analizën e ritmit.
Nëse fitohet ritmi i cili nuk defibrilohet jep udhëzime me zë/vizuele se duhet vlerësuar përsëri gjendja e pacientit (frymëmarrja dhe shenjat vitale/pulsi).

23. Dokumento veprimin.
Shpjegim: me rëndësi vendimtare është që të dokumentohen të gjitha të gjeturat, faktet dhe ndodhitë të cilat kanë pasuar në vendin e ngjarjes.

Vazhdimi i vlerësimit

Nëse AED-i nuk jep udhëzime për ekzekutimin e defibrilimit, kontrollo frymëmarrjen dhe prezencën e shenjave të jetës/pulsin. Nëse frymëmarrja është mjaft e shpejtë dhe volumi i frymëthithjes është i kënaqshëm, mat shtypjen e gjakut dhe përgatit pacientin për transport.
Nëse volumeni i frymëmarrjes është i pamjaftueshëm ose frymëmarrja e ngadalshme, pacientin duhet ventiluar. Nëse ritmi ndryshon shumë AED menjëherë do të alarmojnë se nevojitet analiza e ritmit.

Vërejtje me rëndësi

• Koha prej defibrilimit të parë ndikon dukshëm në përfundimin e RKP-së.
• AED-i për shkak të mundësisë së analizës së ritmit kardiak nuk kërkon që personeli që e përdor të jet i aftësuar për interpretim të trakes së EKG/leximin e ritmit të zemrës.
• Patjetër nevojitet që paraprakisht të njihni AED-in, pajisjet përbërëse si dhe me veprimet e zbatimit të drejtë të reanimimit kardiopulmonar duke përdorur AED-in.
• Siguria e pacientit dhe personelit shëndetësor (mjekut, infermieres-it) është esenciale gjatë defibrilimit.

Që të zvogëlojmë këtë risk nga lëndimi/goditja elektrike duhet të kemi në konsideratë me sa vijon:

– pacientin vendosni në ambientin që mundëson mjaft hapësirë për punë,
– që ambienti ku shtrihet pacienti të jetë i thatë,
– kontrollo se rrethi ose ambienti nuk ka mjete eksplozive dhe nëse nevojitët transferoni pacientin nga vendi i pasigurt,
– duke përfshirë personin i cili zbaton defibrilimin-përgjegjësinë ndaj personit që zbaton defibrilimin.
– vërejtjet verbale zvogëlojnë rrezikun:
– nëse gjoksi i pacientit është i lagësht, të teret para ekzekutimit të defibrilimit,
– të largohen të gjitha stolitë nga gjoksi me qëllim të evitimit të rrezikut nga shfaqja e djegieve
– largo zinxhirët.

• AED-i nuk do të punoj sipas modës së analizave nëse pacientin e ventilojmë, bëhet masazha e jashtme e zemrës ose transferohet,
• nëse elektrodat ngjitëse nuk janë ngjitur mirë për lëkurë të kafazit të kraharorit, deibrilatori nuk do të mundë të analizoj ritmin ose energjia e distribuuar e defibrilacionit do të jetë më e vogël.
• në disa raste AED-i me zë do të lajmëroj se ekzistojnë probleme me elektroda, gjoksi i madhe ( te pacientët obezë) mund të pengoj me rastin e vendosjes së elektrodave në anën e majtë të kafazit të kraharorit.
• kontrollo që elektrodat janë vendos në gjoks e jo në sternum.
• në të kundërtën sasia e energjisë e administruar në zemër do të jetë më e vogël që mund të zvogëloj mundësin e konversionit të ritmit,
• largoni leukoplastin e nitroglicerinës ose çfarëdo lloj leukoplasti nëse është ngjitur në gjoksin e pacientit,
• nëqoftëse AED nuk punon, ndërro bateritë dhe vazhdo punën.

Veçoritë te fëmijët

Udhërrëfyesit e Shoqatës Europiane për Reanimacion (ERC) nga 2020 për fëmijë rekomandojnë përdorimin e AED të cilët kanë mundësi të njohin ritmet të cilët defibrilohen te fëmijët.
Sipas udhërrëfyesve të njëjtë te fëmijët prej 1 deri 8 vjeç (kur nuk kemi AED të destinuar vetëm për fëmijë) rekomandohet përdorimi i AED të destinuar për të rritur duke shtuar adapterin që mundëson dhënien e energjisë më të ulët të zbatueshme për moshën fëmijërore (50 – 75 J).
Nëse AED-i nuk ka adapter mund të përdoret AED-i për të rritur nëse është e domosdoshme.
Te fëmijët më të rritur se 8 vjeç mund të përdorët AED për të rritur me elektroda të dimensioneve sikur të rriturit.
Te fëmijët më të rinj se një vjeç mund të përdorët AED-i për të rritur (më mirë nëse keni adapter) nëse asnjë nga këto opsione nuk është i mundur (psh.defibrilatori manual nuk është në dispozicion).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img