Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në pikat kufitare.
Aktualisht më së shumti pritje ka në Merdar, 140-160 minuta.
Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 30 minuta, e në Muçibabë e Mutivodë po zgjasin deri në 10 minuta.
Në Jarinjë pritje ka deri në 20 minuta.
Në pikat tjera gjendja është e qetë, nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.