Lojërat e partive politike dhe Listës Serbe për kalimin e demarkacionit në Kuvend, po shtojnë vuajtjet e popullit kosovar.
Fakt i gjallë për këtë është edhe kjo ditë e zakonshme para Ambasadës Gjermane në Prishtinë , shkruan Indeksonline.
Qindra kosovarë qëndrojnë në temperatura të ulta e të larta nën shtyerjet e njëri tjetrit duke shpresuar në marrjen e një vize të përkohshme për udhëtim në Evropë.
Ndërkohë, populli vazhdon të shpresojë duke qenë nën mëshirën e fatit të atyre që i kanë votuar për t’i përfaqësuar në parlament.