Site icon PrishtinaPress

Përçarje për Epopenë e UÇK-së, sivjet shënohet me dy agjenda

Sivjet shënohet 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së. Edhe sivjet, si çdo herë tjetër, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës shënohet një varg aktivitetesh në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, kësaj radhe, në Këshillin Organizativ nuk është bërë pjesë Komuna e Skenderajt. Kjo komunë, ditë më parë njoftoi se nuk janë ftuar nga ekzekutivi për herë të parë që nga nisja e shënimit të 5, 6 dhe 7 marsit. Madje, pjesë e këtij Këshilli nuk janë as organizatat e dala nga lufta, ndonëse në vendimin e Qeverisë ftohen që ata të marrin pjesë.

Por, Xhavit Jashari, Kryetar në shoqatën e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se asnjëherë asnjë letër, ftesë apo ndonjë kontakt nuk ka ardhur në adresë të Organizatave të dala nga lufta, që të bëhen pjesë e këtij këshilli.

Ai në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Qeveria me dashja ka bërë injorimin e tyre. Jashari, në bisedë me gazetarin Enis Reçica, tha se tashti, Organizatat e dala nga lufta, bashkë me Komunën e Skenderajt kanë bërë një agjendë tjetër për ta shënuar Epopenë e sivjetme. Jashari, në Sytë 7, njoftoi se nuk do të marr pjesë në agjendën e organizuar nga Qeveria, pasi, sipas tij, është kjo e fundit që ka sjell këtë përçarje.

Exit mobile version