Gjatë ditës së sotshme, LDK festoi 30 vjetorin e saj të themelimit.
Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi uroi LDK-në.
Por ky postim, duket se po shkakton përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje.
Aktivisti i njohur i LVV-së, Atdhe Arifi e ka quajtur postimin si degradues dhe antikombëtar. Ai ka kërkuar që ky status të hiqet nga Facebook.
Postimi i plotë i Atdhe Arifit:
Ne lidhje me nje status degradues e antikombetar qe e pash para pak çastesh ne faqen e Levizjes….
Hiqne statusin nga fb-u aman mos na detyroni ta ndryshojme programin politik e statusin e LVVse.
” Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste.
Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”.
Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…
* Statusi eshte degradim i kesaj faqeje
** marre duhet me iu ardh “