Deputetët e Lista Srpska kanë marrë vendim për shkarkimin e shefit të Grupit Parlamentar Simic duke e zgjedhur në krye të Grupit Sasa Milosavljevic.
Lista Srpska është pjesë e koalicionit qeveritar por aktualisht është në bojkot. Kryeministri Mustafa ka thënë se aktualisht ata nuk po duan të kthehen duke theksuar se pagesat janë duke u bërë normalisht –pasi ata kanë theksuar se janë duke i kryer punët.