Parabola e manjatit hungarezo – amerikan, i konsideruar konspiratori par excellance. Strategjia e tij është paralele me globalizmin financiar amerikan, i kërcënuar nga qasja trumpiane e riindustrializimit të vendit.
“Në shumë aspekte, fushata e D0nald Trumpit është një përgjigje e drejtpërdrejtë jo për Hillary Clintonin, por për vetë George Sorosin”. Është ky ndoshta një prej këndvështrimeve të përplasjes së rëndë në brendësi të establishmentit amerikan, por me lidhje dhe me pasoja të rëndësishme në elitën euro – atlantike, e nxitur nga “zbritja në fushë” e biznesmenit njujorkez.
Pohimi i sipërcituar nuk është i ndonjë konspiracionisti (ndoshta veshur me antisemitizëm), por i Caroline B. Glick, editorialiste e “Jerusalem Post”, e cila në gusht të 2016, në kulm të fushatës presidenciale amerikane, ka ndërmarrë një sulm mjaft të fortë ndaj George Sorosit, financierit me origjinë hungareze, (me rrënjë hebraike) i natyralizuar amerikane, që aq shumë u shpenzua për ta çuar Hillary Clintonin në Shtëpinë e Bardhë.
“Gjëja e parë që të bie në sy është natyra megalomane e projektit filantropik të Sorosit”, pohon Glick. “Asnjë cep i globit nuk i është kursyer përpjekjeve të tij. Nuk ka zonë politike që të jetë lënë e paprekur”.
Rrjeti i OJQ-ve, grupet e aktivistëve dhe konsorciumet e gazetarëve investigativë të krijuar ose të financuar nga Sorosi është praktikisht shumë i gjerë dhe shumë i diversifikuar. Karakteristika e përbashkët është se, në vizionin e financierit, këto grupe kontribuojnë për të provokuar, secili në kuadrin e tij, afirmimin në të gjithë botën e konceptit të «shoqërisë së hapur» të imagjinuar nga Karl Popper, të cilin manjati e konsideron si mentorin filozofik të tij.
Pjesa më e madhe e financimeve të dhuruara nga Sorosi janë publike. Mjafton të shkosh e të kërkosh në uebsajtet e organiztave të financuara prej tij: në zërin “Kush jemi” apo “Partnerët tanë” gjendet midis sponsorëve Open Society Foundation, organizata ombrellë e manjatit që shpërndan në nivel global fondet e dhuruara prej tij.
Në verën e 2016, në kulm të luftës kibernetiko – mediatike të nisur kundër fushatës elektorale të Clintonit nga ana – sipas akuzave të sektorëve të rëndësishëm të establishmentit amerikan – e shtresës drejtuese ruse, kolektivi aktivist DCleaks botoi rreth 2500 dokumenta të Open Society, midis të cilëve ato lidhur me financimet për organizata të shumta në të gjithë botën.
LEXOJE TË PLOTË: Perandoria e George Soros, pushteti hije kundër Donald Trump