4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Për tu mbrojtur nga kanceri i lëkurës, Holanda u ofron qytetarëve krem dielli falas

Mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit do të jetë falas për të gjithë këtë verë në Holandë, në përpjekje për të trajtuar nivelet rekord të kancerit të lëkurës në vend.

Kremi kundër diellit do të jetë i disponueshëm në shkolla dhe universitete, festivale, parqe, ambiente sportive dhe hapësira të hapura publike në të gjithë vendin.

Qeveria e vendit ka thënë se dëshiron të bëjë të mundur që të gjithë të kenë akses në mbrojtjen nga dielli, pa i penguar kostot. Një ide që kishin aktivistët ishte të kthenin kontejnerët antiseptikë të përdorur gjatë pandemisë në kontejnerë mbrojtës ndaj diellit.

Autoritetet holandeze kanë raportuar një rritje rekord të rasteve të kancerit të lëkurës në vitet e fundit, raporton Guardian. Për më tepër, në të gjithë Evropën, shkalla e kancerit të lëkurës është rritur gjatë dy dekadave të fundit. Në Gjermani, për shembull, në vitin 2021 numri i vdekjeve nga kanceri i lëkurës u rrit me 55% në krahasim me vitin 2001.

Kremi kundër diellit është vërtetuar se është mbrojtja më e mirë kundër kancerit dhe fëmijët duhet ta kenë zakon ta vendosin atë që në moshë të hershme në mënyrë që të bëhet një zakon si larja e dhëmbëve, thonë autoritetet në Holandë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img